Ancelotti në gjyq: Nuk mendoja se po bëja evazion, gjithçka dukej e rregullt

Futboll Bota | 2 vite më parë

“Nuk kam menduar kurrë se po mashtroj me taksat. Nuk e kuptova se kishte diçka që nuk ishte në rregull.” Kështu pretendoi trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti në gjyqin për mashtrim tatimor, duke iu përgjigjur gjyqtarëve të kryeqytetit spanjoll për evazionin e dyshuar të të ardhurave nga shitja e të drejtave të imazhit të tij te klubi merengues.

“Unë isha i interesuar të fitoja 6 milionë neto për tre vjet dhe kurrë nuk e kuptova se diçka nuk shkonte”, tha ai në lidhje me kontratat e tij me klubin madrilen në 2013-2015.

I akuzuar se kishte fshehur të ardhurat e të drejtave të tij të imazhit nga autoritetet tatimore spanjolle përmes kompanive me seli jashtë vendit (Prokuroria kërkoi katër vjet e nëntë muaj për trajnerin e Real Madridit, duke e akuzuar atë se kishte mashtruar autoritetet tatimore prej 1,062,079 euro në vitet fiskale 2014 dhe 2015), trajneri italian i klubit të Madridit deklaroi se kjo skemë i ishte propozuar nga klubi madrilen.

“Të gjithë lojtarët e bëjnë këtë, madje edhe Mourinho”, raportoi ai, duke iu referuar paraardhësit të tij si trajner i Real Madridit. “Kam kontaktuar me konsulentin tim anglez dhe më pas nuk jam marrë me këtë çështje, sepse gjithçka dukej se ishte në rregull. Edhe pse, nëse jam këtu, kjo është sepse nuk mendoj se gjërat ishin aq të sakta.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme