Investimet në “Shtëpinë e Futbollit”, fusha e re me bar natyral po merr formë

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së re me bar natyral. Deri më tani ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore, ndërsa po avancon edhe puna për sistemin e drenazhimit.

Në ditët e ardhshme do të vijojë puna me fazat e tjera për të përmbyllur me sukses këtë investim të rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”.

Federata e Futbollit, në kuadër të strategjisë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, po finalizon disa projekte të rëndësishme në mbarë Shqipërinë, ndërsa shumë projekte të reja do të nisin së shpejti.

Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitjen e ekipeve kombëtare dhe për organizimin e turneve të ndryshme nga FSHF në vazhdim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme