Kongresi i 49 –të i UEFA-s/ Futbolli kalon kufijtë e politikës, flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd

Serbia zyrtare mund të mos njohë Kosovën, por flamuri i saj sot është është në Beograd pranë flamujve të 54 anëtareve të tjera të UEFA-s.
Futbolli me të vërtetë ka kaluar kufijtë e poltikës pasi flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd. Në Kongresin e UEFA-s, futbolli ka dhënë një tjetër provë se është shumë hapa para politikës, një forcë e madhe, e cila mund të përcjellë mesazhe që asnjë tjetër fushë nuk arrin dot.
Ky episod vjen në një moment kur UEFA i dha të drejtë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj serbe të drejtën e organizimit të Kampionatin Europian për moshat deri në 21 vjeç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




