Ish-zëvendëspresidenti i Trump, Mike Pence kritikon planet tarifore

Botë | 2 vite më parë

Tarifat e Trump kanë tërhequr disa kritika të forta nga ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence, i cili rrallë here flet kundër ish-shefit të tij në publik.

Në një postim në X, Pence i quan tarifat “rritja më e madhe e taksave në kohë paqeje në historinë e SHBA. Këto tarifa janë gati 10 herë më të mëdha se ato të vendosura gjatë administratës Trump-Pence dhe do t’i kushtojnë familjeve amerikane mbi 3,500 dollarë në vit”.

Pence gjithashtu postoi një artikull këtë mëngjes nga Bordi Redaktues i Wall Street Journal, i titulluar Epoka e Re Proteksioniste e Trump, i cili thotë se “hedhja në erë e sistemit tregtar botëror ka pasoja që presidenti nuk po i reklamon”.

Advancing American Freedom, një organizatë për mbrojtjen e politikave e themeluar nga Pence, ka qenë e zëshme në kritikat e saj ndaj planeve tarifore të Trump. Grupi ka argumentuar se tarifat e Trump “janë në thelb një taksë për konsumatorët dhe bizneset amerikane”.

Më parë, zëvendëspresidenti aktual i Trump, JD Vance, mbrojti fuqishëm shefin e tij duke thënë se ekonomia amerikane do të bëjë një “ndryshim të madh”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme