4 kandidatë për stolin e Brazilit, edhe Mourinho në listë

Në “listën e ngushtë” të katër kandidatëve për të marrë drejtimin teknik të kombëtares braziliane është edhe José Mourinho. Sipas mediave lokale, i preferuari i presidentit të CBF-së, Ednaldo Rodrigues mbetet Carlo Ancelotti, i cili megjithatë ka ende një vit nga kontrata e tij me Real Madridin dhe duket se synon të respektojë marrëveshjen.
Kështu favoriti për pankinën e “selecaos” është portugezi Jorge Jesùs, i cili tani drejton sauditët e Al Hilal me të cilët duhet të luajë edhe Botërorin e Klubeve dhe për këtë arsye, nëse nuk jep dorëheqjen më parë, nuk do të jetë në dispozicion deri në mes të korrikut (Brazili duhet të luajë dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në qershor).
Dy kandidatët e tjerë janë gjithashtu portugezë: njëri është Abel Ferreira, i cili ka fituar gjithçka në Amerikën e Jugut në krye të Palmeiras dhe tjetri, një “nominim” i kohëve të fundit, José Mourinho, i cili mund të largohet nga Fenerbahce në fund të sezonit, edhe për shkak të polemikave që ka shkaktuar në Turqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




