Porti i ri i Porto Romanos – Përfundon faza e parakualifikimit, përzgjidhen 2 konsorciume për fazën finale

Ekonomi | 2 vite më parë

Ka përfunduar faza parakualifikuese për Portin e ri në Porto Romano. Lajmin ë bën të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja njofton se nga pesë konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare, dy janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër, konkretisht Konsorciumi  holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli në Holandë, Archirodon Construction Company Limited.

Ministrja Balluku shprehet se Balluku tha porti i ri në Porto Romano do të jetë model dhe do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike. Shqipëria do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme