Besa shtang Flamurtarin

Nuk ka festë në Vlorë, Flamurtari nuk ka mundur të sigurojë matematikisht ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Në sfidën e luajtur në shtëpi, vlonjatët janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Besa, e cila erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Kavajasit arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Nonato, ndërsa dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Dabo.
Në pjesën e dytë skuadra vlonjate krijoi volum loje, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Me këtë fitore Besa ngjitet në kuotën e 68 pikëve, një më pak se Flamurtari(69 pikë) kur kanë mbetur dhe dy javë nga sezoni i rregullt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




