Vizita në Bullgari, Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Sofje të Bullgarisë, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II, zhvilloi takime edhe me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, në nisje e në kthim, nuk mund të mungonin takimet me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe NATO-s”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti Begaj iu bashkua në këtë samit, liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët diskutuan për çështjet e sigurisë në Ballkan.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




