Berisha prezanton kandidatët për Elbasanin: 11 maji do të jetë dita e dytë e Verës

Kryetari i Partisë Demokratile, Sali Berisha ka prezantuar në Elbasan kandidatët e koalicionit PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te programi i këtij koalicioni, teksa tha se do t’i shërbejë të avrfërve.
“Ne do e nisim hapin e parë drejt Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore duke vendosur minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Nga kjo përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë, përfitojnë të gjithë studentët që meritojnë bursën, përfitojnë të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike. 200 euro nuk janë shumë, por ka një kriter, me 6.3 euro në ditë, përjashtohet varfëria ekstreme. Çdo vend i lirë nuk pranon varfërinë ekstreme dhe ne, 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do e zhdukim nga Shqipëria. Do e zhdukim nga Shqipëria dhe ndaj tyre, ndaj kësaj shtrese, të cilët marrin sot 40-50 herë më pak se rrogëtari më i lartë. Absurde, nuk ka në botë një gjë të tillë. Ndaj kësaj shtrese ne do përdorim kartën e konsumatorit. Ata do i blejnë ushqimet, duke marrë mbrapsht TVSH-në. Ajo në një vit është 450 euro minimumi. Rrogat minimale do të rriten në 500 euro”, tha Berisha.
Ai akuzoi kryeministrin Eidi Rama dhe kabinetin qeveritar se “janë pasuruar në kurriz të popullit”.
“Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja, djersa juaj, mundi juaj, u vodhën. Me këto para, Edi Rama, ministrat e tij, zyrtarët e tij, u shndërruan në sheikët e Shqipërisë. Por miqtë e mi, aq sa u pasuruan ata, aq shumë u varfëruan qytetarët shqiptarë. Aq thellë u zhytën në mjerim, në varfëri të skajshme pensionistët shqiptarë. Familjet shqiptare sot, mbi 40 përqind e tyre, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre siç duhet. 18 përqind e tyre nuk u garantojnë dot dy vakte fëmijëve të vet. Me qindra e mijëra janë familjet në sofrën e të cilëve nuk mjaftonte ajo që shtrohej dhe detyroheshin t’u thoshin fëmijëve të tyre, merr rrugët e dheut, gjej fatin tënd. Sepse Edi Rama zgjodhi të jetojë vetë në sarajet me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




