Lazio në trenin Champions, humbja e tretë radhazi për Atalantën

Futboll Bota | 2 vite më parë

Lazio fitoi 1-0 ndaj Atalantës në kuadër të javës së 31-të të Serisë A, duke arritur një sukses shumë të rëndësishëm në drejtim të kualifikimit në Champions League.

Në Geëiss Stadium, bardhekaltërit, pas një pjese të parë të bllokuar, pa mundësi, gjetën rinisjen e duhur në minutën e 54-të me Isaksen pas një ngatërresë në mbulim midis Hien dhe Kolasinac.

Reagimi i Atalantës ndalet ndaj pritjeve të Mandas dhe për zikaltërit, tashmë vetëm tri pikë përpara Lacios në vendin e gjashtë, është humbja e tretë radhazi në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme