Kombëtarja e femrave mbërrin në Zagreb, të martën ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja e femrave ka udhëtuar sot drejt Zagrebit për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.
Vajzat kuqezi arritën një fitore të madhe të premten në “Loro Boriçi”, me rezultatin 4-0 ndaj Kroacisë dhe do të tentojnë sërish një tjetër triumf në transfertë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i vetmi shqetësim për grupin është portierja Viona Rexhepi, e cila u dëmtua në sfidën e të premtes. Gjendja e saj po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor i Kombëtares dhe do të vendoset nesër nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit Armir Grima.
Gjithashtu, në këtë sfidë tekniku kuqezi nuk do të ketë në dispozicion Arbenita Currajn, e cila ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.
Ekipi do të mbyllë nesër përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, që do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



