Nations League: Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet, nesër përballet me Kroacinë

Kombëtarja | 2 vite më parë

Kombëtarja e vajzave ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Kroacisë, e vlefshme për Grupin B4 të UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portierja Viona Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Grima për këtë ndeshje. Pavarësisht se futbollistja është mbajtur në vëzhgim nga stafi mjekësor, nuk ia ka dalë të jetë gati për këtë takim të rëndësishëm.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjitha vajzat do të jenë në dispozicion të trajnerit Grima për ndeshjen e katërt në Grupin B4 të UEFA Nations League.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë pas fitores së thellë 4-0 ndaj Kroacisë në “Loro Boriçi” dhe vajzat do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Ndeshja Kroaci – Shqipëri do të luhet nesër, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme