Futsal Euro 2026: Shqipëria luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës më 12 prill

Kombëtarja e Futsallit do të luajë më 12 prill ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal 2026”.
Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 6, së bashku me Armeninë, Kazakistanin dhe Danimarkën. Shqipëria renditet në vendin e tretë, me tre pikë të grumbulluara.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kjo ndeshje do të zhvillohet në sallën e sportit “Mizahir Isma”, në Rahovec të Kosovës. Ndeshja do të nisë në orën 19:00.
Në ditët në vijim, trajneri Erind Resuli do të shpallë listën me futbollistët e grumbulluar për këtë përballje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




