Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, merr pjesë në takimin e parë të Dialogut Shqipëri- BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mori pjesë në takimin e parë të Dialogut Shqipëri-BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
Agjencia për Media dhe Informim, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të bërë në rrjetet sociale bëri të ditur se në këtë takim zëvendësministrja, Megi Fino u shpreh se “partneriteti me Bashkimin Evropian për sigurinë dhe mbrojtjen përfshin ndër të tjera edhe angazhimin e qeverisë shqiptare kundër kërcënimeve hibride dhe manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, që udhëhiqet nga negociatorja e kapitullit 31 të negociatave të anëtarësimit”.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, prezantoi përpjekjet e koordinuara mes MEPJ, MIA dhe AKSK për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve të kësaj natyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









