PSG, Luis Enrique: Favoritë? Në futboll nuk ekzistojnë, ata që janë në çerekfinale e meritojnë

Futboll Bota | 2 vite më parë

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, foli për ndeshjen në Champions League mes parisienëve dhe Aston Villas: “Unai Emery është një trajner i madh dhe Aston Villa është një ekip i madh. Ata kanë ardhur në këto nivele në dy vitet e fundit falë Unai Emery. Ata janë të ngjashëm me ne, me shumë lojtarë të gjithanshëm. Është e vështirë të dihet se kush do të luajë, veçanërisht pas afatit kalimtar të dimrit ku ata janë forcuar në një mënyrë pozitive”.

“Do të jetë një ndeshje e hapur dhe e vështirë për të dyja skuadrat. Në futboll nuk ka ekipe favorite. Janë tetë skuadra që janë në çerekfinale sepse e meritojnë. Ne do të duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe të meritojmë të fitojmë në fushë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme