Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet dhe po shijon eksperiencën te Barcelona, ku vazhdon të shënojë gola me breshëri, sikur të ishte një i ri në kulmin e karrierës së tij.
Me dygolëshin e djeshëm ndaj Borussia Dortmundit, sulmuesi polak është ngjitur tashmë në kuotën e 11 golave në Champions League këtë sezon.
Kjo e bën atë të hyjë në historinë e kompeticionit, pasi u bë lojtari i parë në të gjithë historinë e turneut që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon me tre skuadra të ndryshme (Dortmund, Bayern Mynih dhe Barcelona).
Lewandowski ka arritur kuotën e 99 golave me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



