Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të paradites ndërsa më pas mot kryesisht të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 1 deri 12°;
Në zonat e ulëta 4 deri 15°C;
Dhe në bregdet 7 deri 16°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




