Negociatat për armëpushim- I dërguari i Trump, Witkoff takohet sot me Putin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka udhëtuar në Rusi dhe pritet të takohet sot (11 prill) me presidentin Vladimir Putin.
Ky do të jetë takimi i tretë midis Witkoff dhe Putin, pasi Trump kërkon të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Trump ka shprehur pakënaqësitë për përparimin jo në intensitetin e duhur të negociatave., ndërsa ka deklaruar se ishte “i zemëruar” për komentet e Putinit për Ukrainën.
Udhëtimi vjen një javë pasi i dërguari i Putinit, Kirill Dmitriev u takua me Witkoff dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Uashington dhe shprehu ” optimizëm të kujdesshëm ” për angazhimin e rinovuar diplomatik midis SHBA dhe Rusisë.
Përpjekja e Trump për një armëpushim ka ngecur pasi Moska hodhi poshtë një armëpushim të plotë 30-ditor të mbështetur nga Uashingtoni dhe Kievi dhe ka shkelur në mënyrë të përsëritur armëpushimin energjetik të rënë dakord më 25 mars.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




