“Stina” e kroçerave në Durrës, “MV Hamburg” mbërrin në port me 270 pasagjerë në bord

Aktualitet | 2 vite më parë

Stina e kroçerave duket se ka mbërritur në portin e Durrësit. Pas ndalesës në portin e Sarandës dhe Vlorës, krocera “MV Hamburg” me 270 pasagjerë në bord, është ankoruar në qytetin bregdetar. Ajo është mirëpritur nga kapiteni i portit Durrës, Taulant Allka, i cili i ka uruar mirëseardhjen kapitenit të krocerës, Gaber Igor.

 “U nisëm nga Pireu me pasagjerë francezë dhe gjermanë në bord. Erdhëm në vendin tuaj të këndshëm, ndaluam më parë në Sarandë dhe Vlorë, për fat koha është e mirë. Nesër shkojmë në Kotorr, Mali i Zi, më pas në Ankona dhe destinacioni përfundimtar, Venecia”, tha kapiten i kroceres “MV Hamburg”, Gaber Igor.

Kapiteni i portit Durrës, Taulant Allka tha se nga viti në vit kemi rritje të numrit të krocerave që zgjedhin Durrësin si destinacion për të qëndruar një ditë. Këtë vit parashikojmë që të tejkalohet numri 20 i tyre.

“Kjo është krocera e parë për këtë sezon që viziton Durrësin. Ka sjellë 270 pasagjerë kryesisht gjermanë dhe francezë”, tha Allka.

Këtë sezon turistik Durrësit i janë shtuar dy linja të reja kroçerash, të cilat pritet të ankorohen në portin më të madh të vendit.

Burime nga kapiteneria thonë se kroçera Oceania Cruiser me 5 yje dhe Emerald Azzurra me 7 yje, janë dy linjat e reja që kanë pronontuar për tu ankoruar në portin e Durrësit.

Gjatë qëndrimit një ditor të krocerës Hamburg në portin e Durrësit, pasagjerët pritet të vizitojnë pika turistike te ndryshme te vendit tone.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme