Astrit Hasani zgjidhet president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur këtë të premte në postin e presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes në Kongresin Zgjedhor të mbajtur në Chisinau të Moldavisë.
Ai fitoi garën me presidentin e deritashëm të EWF-së, Antonio Conflittit.
Ky është një moment historik, me Dr. Astrit Hasanin që bëhet presidenti i parë shqiptar i një Federate Evropiane të Sportit.
“Arritje historike. Dr. Astrit Hasani zgjidhet President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes. Dr. Hasani bëhet Presidenti i parë shqiptar i ndonjë Federate Evropiane”, thuhet në një postim të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Hasani është edhe kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes prej vitit 2016.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



