Kupa Libertadores/ Përleshja mes ultrasve dhe policisë përfundon në tragjedi, humbin jetën dy adoleshentë

Në Santiago të Kilit ndeshja mes vendasve të Kolo Kolo dhe Fortalezës ka dalë në plan të dytë pasi si pasojë e një përleshjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë ka humbur jetën një vajzë (18 vjeç) dhe një djalë (13 vjeç).
Incidenti nisi në momentin kur forcat e rendit tentuan që të pengonin 100-150 tifozë që të futeshin në “Estadio Monumental”.

Pamjet tregojnë se skenat e kaosit erdhën si pasojë kundërpërgjigjes së ashpër të policisë, e cila u godit nga tifozët me gurë dhe sende të tjera të forta.
Sa i përket takimit u ndërpre në mes në shifrat 0-0 pasi tifozët u futën në fushë kur mësuan se dy adoleshentë kishin ndërruar jetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




