Vendos Keko, Partizani mposht Egnatian

Partizani harron humbjen në derbi dhe rikthehet te fitorja, pasi ka mposhtur 1-0 Egnatian në “Arenën e Demave” në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit Abissnet Superiore, që u transmetua në RTSH 2.
Suksesi i “demave” është vulosur nga një gol i Kekos nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të të takimit. Sfida ka qenë e luftuar, madje rrogozhinasit i janë afruar golit të barazimit me Lushkjan në fund të takimit, por pa arritur që të evitojnë humbjen.
Partizani merr tre pikë të arta, ngjitet në kuotën e 50 pikëve dhe ruan vendin e katërt në renditje. Egnatia pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, por sërish vazhdon të qëndrojë e vetme në krye të renditjes, në kuotën e 58 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



