Moti- Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësira dhe alternime kthjellimesh

Për ditën e sotme (14 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Në pjesën e parë të ditës vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 6 deri 20°C;
Në zonat e ulëta 8 deri 25°C;
Dhe në bregdet 11 deri 25°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




