Luka Modriç blen aksione të Suonsi Sitit

Sport | 2 vite më parë

Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur tifozët e ekipit në fjalë, të cilët në rrjetet sociale kanë shprehur habinë për këtë vendim të kroatit, i cili kërkon të luajë edhe për një tjetër vit me Realin.

Siç dihet FIFA i lejon futbollistëve që të zotërojnë aksione të skuadrave të tjera edhe nëse luajnë ende me kushtin e vetëm që të mos zotërojnë ekipe të të njëjtit shtet ku aktivizohen.

Kjo nuk është hera e parë që një futbollist bëhet aksioner në një klub futbolli. Në 2023-in N’Golo Kante, pas transferimit në Arabi, bleu shumicën e aksioneve të klubit të kategorisë së tretë belge, Royal Excelsior Virton. Një vit më pas ishte radha e Kilian Mbape, i cili mori 80% të askioneve të ekipit të Ligës së Dytë franceze, SM Caen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme