“Los Angeles 2028”, miratohet programi i garave, shtohen 5 sporte te reja

Programi i garave në Olimpiadën “Los Anxheles 2028” shënon një angazhim të fortë drejt inovacionit dhe barazisë gjinore. Komiteti ekzekutiv, i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit shtimin e 5 garave të reja dhe rritjen e numrit të sportistëve pjesëmarrës në këtë Olimpiadë.
Programi i garave dhe numrin e sportistëve për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028 (LA28) janë miratuar nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë olimpiadë do të jepen në total 351 medalje, 22 më shumë se në Paris 2024. Programi i kësaj olimpiade ruan kuotën bazë të atletëve prej 10,500, me një kuotë shtesë prej 698 sportistësh, të caktuara për pesë sportet e propozuara nga Komiteti Organizativ i LA28 baseball/softball, cricket e Lacrosse, debutim për squash e flag football.
Për herë të parë në histori, të gjitha sportet ekipore do të kenë të paktën të njëjtin numër skuadrash si për vajza ashtu edhe për djem, me vaterpolin, që shton dy ekipe vajzash, duke u barazuar me ato të djemve. Futbolli, me 16 ekipe femra, do të ketë më shumë skuadra femrash sesa meshkuj (12). Barazia gjinore ishte një konsideratë kryesore kur vendosej për kuotën e sportistëve dhe numrin e ngjarjeve. Në programin fillestar sportiv, me 10.500 sportistë, numri i sportisteve është 5.333 dhe ai i sportistëve 5.167. Sportet shtesë shtojnë 322 vajza dhe 376 meshkuj.
Përveç kësaj, gjashtë gara të përziera iu shtuan programit. Nga 351 evente, 161 gara për vajza, 165 për djem dhe 25 gara të përziera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



