U sollën nga Italia në kampin e Gjadrit, emigrantët tentojnë dëmtimin e dhomave, futen në izolim

Aktualitet | 2 vite më parë

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit.

Sipas burimeve për RTSH, personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme janë futur në pjesën e izolimit që është përshtatur si burg.

Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë. Në bazë të një dekreti të qeverisë Meloni, Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme