Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit para betimit si deputet

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Këtë akt Kurti e ka kryer pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe konstituimit të këtij institucioni.
Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën, Kurti i ka drejtuar Sekretariati të Kuvendit të Kosovës.
Në letrën e tij, Kurti shkruan se nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjecari i qeverisë, ai paraqet qëndrimin e tij publik për të dhënë dorëheqjen.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar nga KQZ më datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.
Për betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse që nga data e lartcekur Kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi”, shkruan Albin Kurti në letrën e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




