Balluku: Në mandatin e ardhshëm, transformim radikal në infrastrukturë

Në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030”, Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënvizoi se tashmë janë 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara, dhe janë të hapura 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin.
“5 vjeçari i fundit, vijojnë të ndërtojmë rrugë të reja, kemi 1000 km rrugë të ndërtuara apo të rehabilituara, Cilësia ka qenë pjesa më e rëndësishme e asaj ç’ka kemi bërë. Kemi 40 kantiere të hapura në të gjithë vendin. Kemi bërë një transformim radikal, duke ndërtuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane, këto kantiere përfshijnë vepra arti që studentë të ndërtimit apo arkitekturës mund t’i përdorin si orë mësimorë“, tha Balluku.
Ministrja Balluku prezantoi projektet rrugore të projektuara për t’u ndërtuar në 4-vjeçarin e ardhshëm.
“Çfarë do të bëjmë 4 vjeçarin e ardhshëm? U adresuan emergjencat, u zgjidhën korridoret e mëdha, që do të lidhin transportin hekurudhor me atë detar. Ka ardhur koha për një zhvillim tjetër, që hyn brenda rajoneve, por jo thjesht me rrugët që jemi mësuar deri sot. Nisim dizenjimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme që rrisin kapacitetet ekonomike.
E para është rruga e bregut, që lidh Dhërmiun me Sarandën, një gjurme totalisht e re, lë të paprekur rrugën ekzistuese. Kjo do të jetë një vepër sfiduese duke patur parasysh relievin ku do operojmë. Sot të gjitha rrugët, projektet ndërtohen pas një gare ndërkombëtare sa I përket projektimit dhe studimit, e kemi një studim për vargmalin e LLogarasë, do donim kështu të jetë e gjithë rruga, do të ketë disa vepra, sic janë urat lidhëse. Përfitimet indirekte janë të larta, sa I përket punësimit, turizmit apo nuklave ekonomike.
Unaza e Cajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Cajupin. E gjithë kjo unazë do krijonte një zhvillim të ri ekonomik në zonë, duke krijuar një lidhje të qenësishme për pushime që mund të nisin në Zagori dhe përfundojnë në Jon.
E kemi quajtur rruga e Vjosës, pasi kjo rrugë nis në Korçë, duke vijuar me segmetin Korçë-Ersekë e më pas shkon në Përmet e Tepelenë, duke krijuar një kohezion rajonal me disa qytete. E kemi studiuar këtë rrugë, në bashkëpunim me bashkitë, kemi identifikuar se dalja e pjesës lindore edhe në Jon krijon një atraksion edhe më të madh.
Një nga pjesët interesante që kemi studiuar dhe kemi punuar bashkë me bashkisë Skrapar, Berat dhe Gramsh është edhe një ndërlidhje mes këtyre tre bashkive.
Rruga e liqeneve, është rruga që kalon pranë Shkopetit dhe Ulëzës, krijojmë mundësinë e një infrastrukture të mirëfilltë rrugore, të kategorisë C.
Më pas kalojmë në rrugën e maleve. Një rrugë e rëndësishme për rajonin verior është rruga e dikurshme e Sharrave. Është një rrugë malore, panoramike, që përshkon pyjet e veriut, krijon akses në një nga zonat më të largëta dhe të paprekura deri më sot.
Në dalje të Murriqanit, tek vijon rruga për korridorin blu ka një lidhje prej 5 km që futet brenda Shkodrës. Synimi kryesor në fazën e projektimit është që të gjitha këto rrugë të jenë rrugë të sigurta”, nënvizoi ministrja.
Gjatë fjalës së saj Balluku tregoi të gjitha projektet infrastrukturore të përfunduara si edhe ato që janë drejt fundit.
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit deklaroi se qeveria shqiptare sipas saj ka bërë një transformim radikal në infrastrukturën rrugore, ku tashmë janë 1 mijë km rrugë të ndërtuara ose të rehabilituara në këtë 12-vjeçar.
/rtsh.al./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




