Tre golat e Guirassy nuk mjaftojnë për Dortmundin, Barça në gjysmëfinale

Futboll Bota | 2 vite më parë

Pas “poker show” në stadiumin Olimpik të Montjuïc, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Barcelona humbi 3-1 në shtëpinë e Borussia Dortmund, por gjithsesi rezervoi vendin në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e Inter-Bayern.

Në Signal Iduna Park, të besuarit e Flick nuk janë në lojë dhe ndeshja është krejtësisht ndryshe nga ajo e para. Një “tripletë” e realizuar nga Guirassy (11′, 49′ dhe 76′) i trembi spanjollët, por falë edhe autogolit të Bensebainit (54′) katalanasit ruajtën avantazhin e përgjithshëm në minutat e fundit dhe çuan në shtëpi kualifikimin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme