Champions, Flick: Inter apo Bayern? Nuk kam preferenca, Barça ka ende rrugë për të bërë

Sport | 2 vite më parë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për mediat pas humbjes kundër Borussia Dortmund (3-1 pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë), e cila e dërgoi skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Champions League.

Katalanasit janë në pritje të përballjes së mbrëmjes së sotme mes Interit dhe Bayernit të Mynihut për të zbuluar se me kë do të përballen në turin tjetër, por trajneri gjerman nuk ka shprehur preferencë: “Inter apo Bayern? Do të qëndroj në shtëpi dhe do ta shijoj ndeshjen nga divani. Nuk kam preferencë për asnjërën nga skuadrat”.

Liga e Kampioneve është kompeticioni më i bukur në botë. Të jesh në “top 4” është fantastike për klubin dhe për ekipin. Ka ende shumë rrugë për të bërë dhe nuk jemi ende në fund”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme