Dhoma Amerikane e Tregtisë u jep rekomandime partive për programet ekonomike
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një konferencë ekonomike mbi programet e forcave kryesore politike në zgjedhjet parlamentare.
Në këtë konferencë, Dhoma dha edhe rekomandimet e saj lidhur me masat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën e biznesit.
“Shtylla e parë është forcimi i klimës së investimeve dhe kornizës rregullatore, përmirësimin e kuadrit ligjor të investimeve, për të pasur pasur një klimë investimesh transparente. Si shtyllë të dytë kemi forcimin e masave antikorrupsion dhe rritjen e transparencës. Ne i kemi mëshuar shumë aspektit të antikorrupsionit jo vetëm si një aspekt moral, por mbi të gjitha për të bërë ekonomi dhe biznes ne duhet të luftojmë korrupsionin. Të rritet besimi te investitorët, te publiku, te institucionet që hartojnë ligjet dhe masin zbatueshmërinë e tyre. Në shtyllën e tretë kemi një nga bazat e realizimit të kësaj reforme, që të të kemi një konsultim publik efektiv, që institucionet, autoritetet të bëhen të përgjegjshme. Gjithashtu sistemi tatimor… mosndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale; forcimi i kapitalit njerëzor,” u shpreh Neritan Mullaj, drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si bizneset i identifikojnë dhe u japin përparësi çështjeve që ndikojnë në klimën ekonomike.
Prioritetet e vendosura nga perceptimi i tyre u bënë objekt i diskutimit mes përfaqësuesve të partive politike, duke e konkretizuar edhe me programet ekonomike të partive që përfaqësonin.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




