Federica Brignone për dëmtimin: Rekord qepjesh, por nga këto 42…

Federica Brignone, kampionia e skive, nuk e humb buzëqeshjen pas dëmtimit. Në rrjetet sociale rishikon sukseset e arritura këtë sezon deri në aksidentin që ndodhi në garën e dytë të sllallomit gjigand në kampionatin absolut italian në Val di Fassa. Dhe më pas ajo bën shaka: “Përfundoi me një zhurmë, por unë do të kisha preferuar atë të një shishe verë. Përmirësova rekordin e pikëve, por mund të kisha bërë pa 42 të fundit(i referohet qepjeve në këmbë)”.
Italianes do t’i duhet të kalojë një periudhë rikuperimi për të ecur sërish pas operacionit që iu nënshtrua për frakturën në këmbën e majtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




