Reali, nuk ka mrekulli në Bernabeu, Arsenali në gjysmëfinale përballë PSG-së

Arsenali i Artetës do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Topçinjtë arritën të mbronin epërsinë e tyre 3-0 nga ndeshja e parë, duke eliminuar kampionët në fuqi Real Madrid dhe duke u rikthyer në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2009.
Saka (65′) dhe Martinelli (93′) vulosën fitoren 2-1 për skuadrën angleze në Bernabeu, ku Blancos të drejtuar nga Ancelottit luajtën keq dhe i dhanë lamtumirën kompeticionit. Penalltia e pritur nga Courtois (13′) dhe goli i Vinicius (67′) nuk kishin asnjë efekt në fatin e madrilenëve.
Arsenali është rikthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2009, kur u mund nga Manchester United i Sir Alex Ferguson. Kësaj radhe kundërshtar në rrugën e finales në Mynih do të jetë PSG-ja e Luis Enrique-s, që të martën eliminoi një tjetër skuadër angleze, Aston Villan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



