Karvahal rrezikon të dënohet pas sherrit në tunelin e dhomave të zhveshjes me Saka

UEFA Champions League | 2 vite më parë

Dani Karvahal iu afrua Bukajo Saka në pushimin mes pjesëve dhe fjalët që i tha duket se nuk janë pritur mirë prej anglezit, i cili reagoi duke e shtyrë.

Ky incident, i shuar në kohë prej perosnave, të cilët qëndronin në pistë, do të përfundojë në tryezën e disiplinës së UEFA-s, e cila mund të pezullojë për disa ndeshje mbrojtësin spanjoll.

Karvahal nuk u përmbajt me Saka pasi ky i fundit tentoi që të poshte Kurtuanë me një penallti alla-Panenka. Ky motivi që e shtyu që të ofendonte futbollistin e ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme