Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhen më 23 prill

Kupa e Shqipërisë | 2 vite më parë

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të vendosen dy ekipet finaliste që do të përballen më 1 maj.

Të dyja ndeshjet, Partizani – Egnatia dhe Dinamo City – Vllaznia, do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 19:00.

Në “Arenën e Demave” do të zhvillohet sfida Partizani – Egnatia. Të kuqtë kanë hedhur një hap të sigurt drejt finales, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Egnatia Arena”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur në këtë përballje.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Dinamo City – Vllaznia, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola (0-0), çka e bën këtë sfidë vendimtare për kualifikimin në finalen e madhe.

Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme