Ancelotti drejt largimit, Reali mendon seriozisht për Klopp

Futboll Bota | 2 vite më parë

Pasi i tha lamtumirë Liverpoolit me zemër të plagosur dhe disa lot dashurie, Jurgen Klopp prej rreth një viti është larguar nga stoli, duke pranuar detyrën e drejtorit sportiv të grupit Red Bull. Megjithatë, sipas gazetës katalanase SPORT, është i hapur për një rikthim në stërvitje, me kusht që të paraqitet një projekt që do ta bindë atë.

Për momentin, të vetmet opsione që trajneri 57-vjeçar gjerman do të konsideronte do të ishte pankina e Real Madridit apo kombëtarja braziliane. Florentino Pérez, presidenti i blancos, po mendon seriozisht të punësojë Klopp. Dhe njerëz të afërt metrajnerin kanë zbuluar se menaxheri është gati të bisedojë si me klubin madrilen ashtu edhe me Seleçaon, për t’u rikthyer në rolin e trajnerit nga korriku.

Një pjesë e drejtuesve të Real Madridit e shikojnë Klopp si kandidatin ideal për të bërë rikthimin e madh, i freskët nga eliminimi nga Liga e Kampionëve përballë Arsenalit. Gjithashtu, dhe si figura e duhur për të “kundërshtuar” synimet e Flick me Barcelonën. Sipas SPORT, klubi i Florentino Perez do të marrë vendimet përfundimtare pas finales së Kupës së Mbretit kundër katalanasve, por tashmë po punon për zëvendësimin e Ancelottit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme