Rubio: SHBA do të largohet nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse nuk arrihet përparim

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të largohet nga përpjekjet për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta të progresit, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Gjatë një takimi me liderët evropianë dhe ukrainas në Paris, Rubio theksoi se Trump ka shprehur ende interes për një marrëveshje, por nuk është i gatshëm të vazhdojë nëse nuk ka zhvillime të menjëhershme.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë e muaj. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje. Nëse jo, do të kemi prioritete të tjera,” tha Rubio.
Trump, gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve të para në Shtëpinë e Bardhë, por me kalimin e kohës, ai e ka modifikuar këtë qëllim, duke sugjeruar mundësinë e një marrëveshjeje deri në prill ose maj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




