Leksion i hapur në Universitetin e Shkodrës dhe diskutim mbi vlerat natyrore dhe ekologjike
43 studentë dhe pedagogë të ciklit master nga universiteti i Klagenfurtit në Austri morën pjesë në një leksion të hapur në Universitetin e Shkodrës.
Pedagogia e departamentit të biologjisë, prof. aurora Dibra, prezantoi vlerat natyrore dhe ekologjike të Shqipërisë së veriut, duke i vlerësuar ato si një potencial i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm.
“Kjo plotëson kërkesat që universiteti ka për ti shërbyer zhvillimit të rajonit dhe të jetë jo vetëm një qendër kërkimore diskutimesh për çështje të qëndrueshme për të gjithë rajonin”, u shpreh Aurora Dibra, Pedagoge, UNISHK.
për profesorin e studimeve të paqes në universitetin e Klagenfurtit, Werner Wintersteiner, Shqipëria, me historinë dhe burimet e saj natyrore, përbën një vend shumë interesant edhe nga pikëpamja akademike.
“Ne realizojmë çdo vit një udhëtim studimor dhe këtë herë vendosëm për Shqipërinë sepse është një vend kontrastesh me një histori të pasur dhe ndryshime të rëndësishme”, u shpreh Werner Wintersteiner, Pedagoge, Universiteti i Klagenfurtit.
gjatë leksionit, grupi i vizitorëve austriakë u njoh me disa nga zonat e mbrojtura të veriut të vendit, si dhe me mënyrën e menaxhimit të tyre në funksion të ruajtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit lokal.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




