Stacioni antik AD-Quintium, Elbasan, siti arkeologjik evokon histori dhe trashëgimi

Kulturë | 2 vite më parë

Gërmadhat Antike të stacionit rrugor Ad-Quintum në Elbasan, janë  një ndër monumentet më të vyera të trashëgimisë historike-kulturore të qytetit. I ndërtuar me një arkitekturë romake,  siti arkeologjik evokon histori dhe trashëgimi, duke u kthyer në një nga pikat më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas.

“Në muajin mars sapo përfunduam restaurimin e termeve dhe nimfeut të Bradasheshit i njohur ndryshe si stacioni Ad-Quintum dhe është një ndër stacionet më të rëndësishme dhe të ruajtura në Shqipëri të periudhës romake. Ky investim ishte shumë i rëndësishëm”, u shpreh Albana Drenogllava, Specialiste e Monumenteve.

Për drejtuesin e agjencisë së turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Elbasan, stacioni AD-Quindum është një ndër objektet më unike  në Ballkan.

“Është ndër më unikët në Ballkan sepse është i vetmi i ruajtur shumë mirë për gjatë të gjithë vijës Egnatia, duke i shtuar vlerat dhe rëndësinë Ad-Quintum”, u shpreh Artur Guni, Drejtues i Agjencisë së Turizmit , Elbasan.

AD-Quintum tregon të shkuarën e largët të qytetit të Elbasanit, i ndërtuar shekuj më parë, ai ka funksionuar ai një stacion çlodhës ku në të gjendeshin banjë termike të kohës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme