Vijnë golat e parë me skuadrën e re, Tedi Cara shkëlqen në Ukrainë

Pas paraqitjeve të mira, vijnë edhe golat e parë në kampionatin ukrainas. Tedi Cara ka shënuar 2 gola me fanellën e Oleksandrija në transfertën kundër Vorskla Poltavës.
Ish-sulmuesi i Partizanit, që u transferua në Ukrainë gjatë merkatos së janarit, shënoi golin e parë në minutën e 36-tëm ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë realizoi edhe golin e dytë (aktualisht skuadra e tij po fiton 3-0 në transfertë).
Në 8 ndeshje të luajtura në kampionatin ukrainas, Cara ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




