Masat për frutikulturën, spërkatje e vazhdueshme dhe punime në pemëtari
Dhjetëditëshi i fundit në qarkun e Kukësit është shoqëruar me luhatje temperaturash, ku vlerat negative kanë dominuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në frutikulturë. Çelik Stanisha, agronom, thotë se ndër pemët më rezistente ka rezultuar të jetë qershia.
“Çfarë ka dëmtuar koha ajo është e parikuperueshme, më shumë ka dëmtuar arrën, kumbullën ndërsa më rezistente është qershia”, u shpreh agronomi Çelik Stanisha.
Shkalla e dëmtimit në bujqësi varet nga zona. Sipas Stanishës, zonat e ulëta nuk janë prekur shumë, pasi temperaturat atje kanë qenë më të larta.
Sa i përket kujdesit ndaj pemëve, agronomi sugjeron përdorimin e disa teknikave që mund të përmirësojnë gjendjen e frutoreve.
“Ato që kanë rezistuar duhet të kenë spërkatje më të shpeshta”, u shpreh agronomi.
Aktualisht, jemi në sezonin e mbjelljes së misrit dhe të disa prej perimeve të stinës. Arra dhe kumbulla janë ndër pemët që kanë pësuar dëme të konsiderueshme, të cilat do të vërehen më qartë në kohën e prodhimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




