Vazhdon sot seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, fillon në orën në 12:00

Kosovë | 2 vite më parë

Pas dështimit të dy seancave, mesditën e kësaj të shtune është thirrur seanca e tretë për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Seanca e parë u mbajt më 15 prill, por u ndërpre pasi raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar. Në të njëjtën mënyrë dështoi edhe seanca e dytë e mbajtur më 17 prill, duke i shtyrë më tej procedurat e nisjes së punës së Kuvendit të ri.

Ngërçi i krijuar lidhet me dorëheqjen e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë të zgjedhur deputetë më 9 shkurt nga radhët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar të votojnë raportin e komisionit të mandateve duke kërkuar që këto dorëheqje të dorëzohen zyrtarisht. Nëse raporti votohet në këto kushte, sipas opozitës procesi përbën shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë.

Ndërkohë kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë se kërkesa e opozitës është e pabazë pasi, sipas tij qeveria quhet në detyrë që nga 23 marsi, kur u certifikua rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme