Basha takon kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti të shtunën në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin Lamberto Zannier.

Sipas njoftimit për shtyp, gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe problematikat që e shoqërojnë atë.

Basha theksoi se, përtej pazarit politik Rama-Berisha për mbylljen e listave, Koalicioni Euroatlantik ia ka dalë t’u japë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament.

“Listat 100% të hapura janë risia e këtyre zgjedhjeve dhe modeli i demokracisë që ofron Koalicioni Euroatlantik,” tha Basha.

Ai vlerësoi planin e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, duke theksuar se “siç është provuar edhe në zgjedhjet e kaluara, krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës publike kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kanë penguar rotacionin politik në vend”.

Sipas Bashës, Koalicioni Euroatlantik mbështet drejtësinë, ndërsa përballë ka Ramën dhe Berishën, të cilët kërkojnë votën për të shpëtuar të korruptuarit dhe për të nxjerrë nga burgu ata që janë nën hetim, siç u dëshmua edhe me amnistinë e fundit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme