UEFA Development U16, Shqipëria mundet nga Andorra

Kombëtarja | 2 vite më parë

Shqipëria U-16 u përball këtë të diel me Andorrën në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasdite në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri Tedesco hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (GK), Dodaj, Mali, Marku (c), Malko, Bilishti, Qosja, Kurtulaj, A. Lleshi, Himallari, Gjuzi.

Skuadrat u treguan të kujdesshme në pjesën e parë, duke i mbajtur portat të paprekura. Në pjesën e dytë, Andorra arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 83-të, me autor Soriano.

Në sfidën tjetër të luajtur ditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit, Kosova mposhti San Marinon me rezultatin 7-0.

Shqiperia do të luajë ndeshjen e dytë të turneut ditën e martë ndaj San Marinos në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në orën 15:00. Sakaq, Kosova do të përballet me Andorrën në orën 11:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme