Berisha: Në 3 muaj e parë do të përgjysmojmë taksat për bizneset e mëdha, lehtësira për biznesin e vogël

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi në një biznes në Pukë, është shprehur se qeveria e tij, në 3 muajt e parë do të përgjysmojë taksat për bizneset e mëdha si dhe do të aplikojë lehtësira për bizneset e vogla.
“Premtova dhe sigurova se akti i parë do të jetë përgjysmimi i taksave. Përgjysmimi i taksave për sipërmarrësin do të thotë të paktën 13% rritje të pagave, ata që paguajnë tatim fitimi. Do të thotë një sasi më e madhe fondi për sipërmarrësin për të rritur rrogat, dhe për të përmirësuar kushtet e punës, të cilat, thashë edhe njëherë ky është një sukses madhështor të themi të vërtetën”, tha Berisha.
Sipas Berishës, 5.5 milionë euro taksa do të përgjysmohen.
“Këtë të garantoj, ndër aktet më të para. Ne kemi një parim, paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme se në kontot e qeverisë. Sepse përdoren me më ekonomi dhe japin efekt më të mëdha për shoqërinë. Ne do të përgjysmojmë taksat në 3 muaj e parë, për biznesin e madh, lehtësira të mëdha për biznesin e vogël. Do të ketë një hapësirë shumë të madhe për iniciativën e lirë dhe lirinë e ekonomike. Ne do ta ulim tatim fitimin, kanë 23 del 10, sigurisht ti ua jep rroga punëtorëve. Në 11 maj në kuti të votimit, aty të firmosim, sepse do të firmosim një ndryshim të madh. Pata shumë kënaqësi që vizitova këtë sipërmarrje e cila është një investim i jashtëzakonshëm, i guximshëm, i suksesshëm.”
Më tej Berisha theksoi se, “Premtova dhe sigurova se akti i parë do të jetë përgjysmimi i taksave. Përgjysmimi i taksave për sipërmarrësin do të thotë të paktën 13% rritje të pagave, ata që paguajnë tatim fitimi. Do të thotë një sasi më e madhe fondi për sipërmarrësin për të rritur rrogat, dhe për të përmirësuar kushtet e punës, të cilat, thashë edhe njëherë ky është një sukses madhështor të themi të vërtetën. Shumë prej jush nuk e ka parë si ka qenë këtu, unë po me qindra herë, ka qenë vetëm çezma aty sipër edhe një klub. Tani shiheni si është, tani është fabrika më e madhe e prodhimit të ujit dhe produkteve të tjera në rajon. Linja ultra moderne. Ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju ftoj në 11 maj të gjithë firmosni.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




