“Vetmi në Perëndim”, shfaqet në Pogradec komedia e zezë norvegjeze me regji të Orges Karagës

Kulturë | 2 vite më parë

“Vetmi në Perëndim”, komedia e zezë norvegjeze me autor Martin McDonagh, u ngjit në skenën e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, duke sjellë një interpretim të veçantë nën regjinë e Orges Karagës.

Shfaqja solli për publikun marrëdhënien e tensionuar midis dy vëllezërve, përpjekjet për pajtim dhe rolin e një prifti si ndërmjetës, që në fund tërhiqet, duke i lënë protagonistët në reflektim për vetë jetën dhe marrëdhëniet e tyre.

“… zënkat që kanë jo vetëm familjet, por gjithashtu njerëzit mes vetes, me gjëra që janë realisht të vogla, por shtohen e shtohen dhe dalin prej kontrollit. Në këtë shfaqje, vëllezërit, që edhe në kulturën tonë duhet të jenë të afërt… ata gati vrasin njëri-tjetrin,” tha regjisori Orgesa Karaga.

“Me realitetin prej nga vij unë, në Maqedoni, është shumë reale. Ndodhin edhe në jetën e sotme. Mendoj që kjo shfaqje te secili jep një mesazh,” u shpreh aktori Besian Sulejmani.

“Ngarkesa emocionale është sfustrimi, tensioni gjatë gjithë kohës që zhvillohet vepra, sepse janë dy vëllezër që kanë një raport shumë të keq me njëri-tjetrin, të trashëguar nga babai i tyre,” shtoi aktori Jurgen Liçkollari.

Shfaqja, e cila zgjati më shumë se 60 minuta, u prit me interes nga publiku, duke sjellë në skenë jo vetëm tension dhe mister, por edhe humor të hollë, përmes një komedie të zezë që ngacmonte mendimin dhe emocionin.

Gazetare: E. Xhindole

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme