Zgjedhjet e 11 majit, SPAK i përgjigjet PD: Regjistruam 18 procedime penale për krime zgjedhore

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur Partisë Demokratikë në kërkesën e kësaj të fundit për hetime të krimeve zgjedhore, pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.

SPAK bën me dije se pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

Nga këto 18 procedime, 5 prej tyre janë regjistruar.

Pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi SPAK  veprime konkrete për goditjen e krimeve zgjedhore, ndërsa hodhi akuza kundrejt ministres Belinda Balluku. Sipas Bardhit, “banda elektorale e Belinda Ballukut” po përpiqet të ndikojë zgjedhjet me fondet e korrupsionit, por sipas tij, qytetarët e Fierit nuk do të nënshtrohen”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme