Putin: Gati për bisedime, mbështesim çdo iniciativë për paqe

Europë | 2 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës.

Duke folur për televizionin shtetëror rus të hënën, Putin tha se Rusia “gjithmonë e ka parë pozitivisht çdo iniciativë paqeje. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komentet e Putinit tregonin një gatishmëri për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për të mos goditur objektivat civilë.

Ndërkohë, sulmet ruse në qytetet e Ukrainës kanë vazhduar.

Një goditje në një bllok apartamentesh në Zaporizhzhia të martën vrau një grua dhe plagosi 15 të tjerë, përfshirë dy fëmijë.

Vërejtjet e Putinit erdhën pasi Zelensky sugjeroi një armëpushim 30-ditor në objektivat civile, pas një armëpushimi të shkurtër të Pashkëve, ku të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje.

Disa kritikë e quajtën armëpushimin 30-orësh një marifet marketingu nga Moska. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, tha se ishte projektuar për të parandaluar Donald Trump që të bëhej i paduruar dhe i zemëruar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme