Hansi Flik rinovon në fund të sezonit me Barçën

Trajneri gjermani Barcelonës thuhet se ka arritur një akord të ri me drejtuesit e klubit dhe vetëm në fund të këtij sezonit do të ulet për të firmosur kontratën e re, e cila do ta mbajë në Katalonjë deri në 2027-ën.
Mediet spanjolle kanë bërë me dije se Barcelona dhe trajneri kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të rinovojnë edhe me një vit akordin aktual edhe pse klubi është në vështirësi të mëdha financiare. Siç dihet kompania turke, e cila po merret me rindërtimin e “Camp Nou”, pritet që të mbarojë punimet në fund të këtij sezoni.
Vetëm atëherë Barcelona do të ketë mundësi që të regjistrojë shitjen e vendeve VIP ç’ka do ti lejojë skuadrës që të operojë në fushën ekonomike. Fakti që Flik rinovon deri në 2027-ën është një sinjal i qartë nga klubi për vazhdimësi pasi vitin që vjen në klub do të bëhen edhe zgjedhjet për presidentin e ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




