UEFA bëhet gati për ndryshime të reja në formatin e Champions League

UEFA Champions League | 2 vite më parë

Champions League 2025-2026 pritet që të ketë ndryshime. Sipas disa medieve gjermane është mësuar se krerët e UEFA-s kanë marrë parasysh ankesat e klubeve dhe pritet që të përmiresojnë me disa detaje formation e ri të kompeticionit më të rëndëishëm europian për klube.

Thuhet se njëri prej ndryshimeve ka të bëjë me faktorin fushë të fazës së 1/16-ave. Këtë vit shorti ishte i lirë, por duke nisur nga sezoni që vjen tetë skuadrat e para do të kenë nga ana e tyre këtë faktor duke luajtur takimet e kthimit në fushën e tyre me ekipet që dalin nga faza e play-off.

Një tjetër ndryshim që mund të bëhet është edhe ai që ka të bëjë me duelet e klubeve të të njëjtit vend. Këtë vit u vunë re përplasje mes PSG dhe Brestit, Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen dhe Atletiko me Realin. Vitin që vjen mund të rikthehet regulli i vjetër sipas së cilit klubet e një shteti nuk mund të ndeshën përpara fazës së çerekfinale.

Një tjetër regull është  edhe ai i kohëve shtesë. Sipas UEFA-s, me qëllim për të “kursyer” lojtarët, do të konsiderohet heqja e kohëve shtesë të paktën deri në fazën çerekfinale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme